Gjykata pushon 1 nga procedimet për protestat e kryera në Unazën e Re, ndaj ish-deputetit Klevis Balliu

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës pushoi një nga procedimet për protestat e kryera në Unazën e Re.

Ka qenë vetë prokuroria që erdhi në gjykatë me kërkesën e pushimit të hetimeve për organizim dhe tubim të paligjshëm.

Në lidhje me këtë çështje, ka folur për mediat, përpara Gjykatës së Tiranës, ish deputeti demokrat Klevis Balliu.

‘Janë me qindra persona të hetuar për protestat e Unazës. Pushim i çështjes,  tregon se gjithçka është politike. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur Policia e Shtetit drejtohet nga sigurimsa si Gjovalin Loka etj.

Këta nuk është se nuk kanë prova për këtë gjë, nuk kanë prova për asgjë ndaj opozitës. Është Edi Rama ai që po vjedh shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kulla.

Pse nuk ka hetime ndaj Salillarit. Këta qytetarë kanë qenë nëpër burgje, dikujt i kanë dëmtuar këmbën. Kjo është një qeveri hajdute dhe do marrë fund. Pretendohet se i kam thyer krahun një polici. Të gjitha janë mekanizma politikë që qeveria përdor ndaj opozitës dhe qytetarëve.

Ne jemi sot të gjithë bashkë, zgjedhjet po vijnë e do i shpartallojmë në zgjedhje. Këtë rebelim mbarë-kombëtar nuk ka gjë që e ndal. Komisariati numër 6 që ka nisur procedimet ka qenë banda e Saimir Tahirit’, tha Balliu.

Zjarr Tv Ad