Arrestohet inxhinieri teknik i firmës ku humbi jetën një punëtor në Kamëz

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka arrestuar inxhinierin teknik të pallatit ku u rrëzua një punëtor dhe gjeti vdekjen.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Kamëz, në ‘Bulevradin Blu’.

‘’U referuan materialet për shtetasin E. B., 39 vjeç, inxhinier në një firmë që merret me prodhimin e parafabrikateve, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin Blu, gjatë kohës që ka qenë duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavrave metalike në këtë firmë, ka humbur jetën punëtori me iniciale B. M., 35 vjeç’’, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Zjarr Tv Ad