Besnik Muci, në një intervistë të dhënë për “Fax News” ka komentuar ndryshimet që solli reforma në drejtësi dhe problematikat që sollën largimet e shumta nga gjyqësori.
Ish-prokurori theksoi se ndryshimet në Drejtësi janë bërë që qeveria në pushtet të ketë kontroll mbi gjyqësorin.
Muçi gjithashtu theksoi se largimet e shumta nga gjyqësori dhe prokuroria kanë lënë këtë institucion pa burime njerëzore dhe në pamundësi për të trajtuar çështje të rëndësishme.
“Partia në pushtet me ndryshimet në drejtësi i dhanë qeverisë në pushtet kontrollin e gjyqësorit. Mendoj që bëra e një reforme vetëm për Shqipërinë në sistemin e drejtësisë duke shkelur parimet themelore të vendeve demokratike nuk ka qëllimin dhe është e pamundur për të sjellë një produkt pozitiv. Ndërhyrja në mënyrë të tillë në pushtetin gjyqësor s’mund të ndërtosh një sistem gjyqësor duke shkel parimet bazë të gjyqësorit. S’mundet të shkatërrohet sistemi gjyqësor nga ekzekutimi. Gjyqësori duhet të ketë pavarësinë nga gjithë pushtet. Pas 5 vitesh nuk funksionon sistemi i drejtësisë, në gjykatat nuk ka ngel asnjë gjyqtar. Në Korçë si edhe në rrethe të tjera kanë ngelur gjykatat bosh. Mungesa e gjyqtarëve në këtë proces është e pamundur. Nuk ka akses në gjyqësor sepse nuk ka gjykata. Janë larguar emra me përvojë dhe shumë të kualifikuar si gjyqtarë dhe prokurorë. Stafi i ri është diçka e mirë por duhet edhe përvojë për të gjykuar cështje të rëndësishme. Ne nuk kemi kapacietet e duhura. Ndryshimet e bëra së fundmi”, tha fillimisht Muci.
Reforma gjithëpërfshirëse? “Ne ende nuk po marrim një produkt, reforma nuk ka qenë mbështetur në parime të shëndosha. Nuk u diskutuan ndryshimet kushtetuese dhe një pjesë e mirë e atyre që kanë bërë reformën kanë thënë që nuk ka burime njerëzore për të mbushur institucionet e reja. Me këto hapa duhet të rishikojmë reformën në drejtësi, numri i gjykatave të prokurorëve që kemi janë shumë pak. Duhet të marrim gjyqtarë dhe prokurorë të paformuar mirë do na çojnë në një situata jo të këndshme të gjyqësorit”, vijoi ai.
Vonesa e gjyqësorit?
“Të parët që e pësojnë nga mungesa e drejtësisë janë qytetarët. I dyti është biznesi që e ndjen mungesën e drejtësisë. Gjykata e apelit funksionon me pak gjyqtar, hetimi i çështje penale mungon dhe vazhdon të shtyhen. Nëse mungon sistem i gjyqësor vështirë të funksionojë pushteti ekzekutiv. Nuk e kontrollo dot ekzekutivin. Nuk kemi gjykata funksionale, mekanizmi i shtetit nuk do të funksionojë sic duhet, do të shkelë të drejtat e njeriut dhe me pronën që janë të parashikuar në kushtet”
Pse u nxitua për reformën në drejtësi?
“Tani duket më shumë sepse nuk ka qenë qëllimi i pastër për sistemin e ndershëm. Qëllimet kanë qenë kulte për të goditur persona të caktuar një sistemin gjyqësor. Prokuroria e krimeve të rënda është shkrirë. Kjo tregon që qëllimi nuk ka qenë për të pastruar sistemin por për të goditur persona që si duan në sistem edhe për politikë. Reforma duhet të sjellë një produkt që duhet të duket, qytetari nuk i shikon dot rezultatet”, përfundoi ish-prokurori./FaxNews.