Gjyqi në Apel për statutin e PD/ Grupi i Alibeajt bën kërkesën e papritur për……

0
1519
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, u zhvillua në Gjykatën e Apelit seanca për statutin e Partisë Demokratike.

Grupi i deputetit Enkelejd Alibeaj paraqiti fillimisht kërkesën për dorëheqjen e gjyqtares Irida Kacerja me pretendimin se çështja mund të paragjykohet. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit.

Sipas avokatit, Rezart Kupthi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.

Në fund u vendos që seanca të shtyhej për t’u shqyrtuar më 17 janar 2023 në orën 09:00.

Zjarr Tv Ad