Kalemaj propozon mënyrën që të mos shkohet drejt një çarje të thellë: PD duhet të …

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politologu Ilir Kalemaj, për debatin e djeshëm në seancën parlamentare të së mërkurës veçoi atë që e quajti arrogancë të paprecedentë të drejtueses së Kuvendit dhe ministres së Financave, që siç tha ai ishte jashtë çdo logjike dhe shkonte deri në provokim ndaj opozitës. Nga studio e MCN Live, ai tha se “sjellja gërnjare” e opozitës për t’i hedhur benzinë zjarrit, nuk i shërben opozitës.

Jemi duke trokitur në zgjedhjet lokale dhe duhet të jemi të gjithë bashkë jo vetëm pjesët e PD, por dhe Partia e Lirisë dhe partitë e tjera të opozitës.

Në Durrës dhe Elbasan, pas kaq vitesh të qeverisjes së të majtës, ka ardhur koha që të dilet me kandidatë të përbashkët.

Pala e Alibeajt ka nxjerrë 10 kandidatë, të PD-së së vulës. Problemi është që kemi një grup parlamentar me shumicë relative ndaj pjesës tjetër, që nuk ka elektorat për të bërë shumicën për të fituar.

Me përjashtim të Shkodrës që e mori PD e Berishës, ndërsa në Vorë ishte e paprecedentë se 75% e mori Partia Socialiste.

Nuk besoj se e djathta e Alibeaj apo Bashës, ka grintë elektorale që të mposhtë pjesën tjetër. Problemi është se pala tjetër ka bërë primaret dhe ka nxjerrë kandidatët.

Kalemaj tha se po shkojmë drejt pikës së moskthimit, pasi janë 61 kandidatë të zgjedhur në mënyrë të njëanshme dhe pala tjetër ka nxjerrë 10 kandidatë por se do nxjerrë dhe 51 të tjerë.

Janë mjaftueshëm për të zgjidhur punë. Pavarësisht vulës, selisë, apo vendimit të gjykatës, partia duhet të funksiononte si e tërë dhe ai grupim që ishte në minorancë mund të kishte 1/3 e bashkive.

Kjo gjë do e zgjidhte tensionin e brendshëm të PD. Koha e Berishës është e limituar edhe prej orës së tij biologjike. Kjo është e vetmja mënyrë që të mos kalohet në çarje të thellë të PD.

Zjarr Tv Ad