Ditën e sotme, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, është shoqëruar nga ambientet e paraburgimit për në Prokurorinë e Posçme, ku do të merret në pyetje nga prokurori Altin Dumani, lidhur me akuzat e ngritura nga ana e SPAK.
Por, sa i përket pretendimeve të familjarëve të saj, se ajo është ndikuar ka persona të tretë për dhënien e vendimeve që ajo ka marrë për lirimin e personave.
Ditën e shtunë, babai i gjyqtares Hoxha, u shpreh se; vajza e tij nuk ka çuar para në banesë, e që fle në një krevat me dërrasa së bashku me djalin e saj autik, i cili kërkon kujdes të vazhdueshëm.
Ai tha se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike, ku aludoi se e bija mund të jetë detyruar nga persona që mbahen sit ë fortë, në marrjen e vendimeve të caktuara.
Pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku, dhe kryesekretares së kësaj gjykate Manuela Mallkuçi, Prokuroria e Posaçme i ka shtrirë hetimet edhe në tjetër pistë.
Hetuesit e SPAK, janë duke verifikuar edhe transferimet që janë bërë vitet e fundit të të dënuarve, në burgun e Fushë-Krujës.
Ndërkohë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur hetim disiplinor për të gjitha lirimet që janë bërë së fundmi.