Gjyshi plagos aksidentalisht me çifte mbesën e tij, 25-vjeçarja përfundon në spital! Ja si paraqitet gjendja e saj

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 25-vjeçare është plagosur aksidentalisht me një armë gjahu nga gjyshi i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Patos.

E plagosur ka mbetur 25-vjeçarja A.S. e cila u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad