Gledis Nano i tërhequr nga jeta politike, zbulon me çfarë po merret kryepolici

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej largimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është tërhequr nga sytë e publikut për tu angazhuar në jetën akademike.

Së fundmi, ai është “kapur” në Panairin e Librit i cili po mbahet në Pallatin e Kongresit.

Përveçse është duke dhënë mësim, ish-numëri një i Policisë së Shtetit ka bërë me dije se paralelisht është duke kryer masterin për “Kriminologji”.

“Dua të marr edhe disa libra për fëmijët. Ju siç e dini unë jam angazhuar paralelisht edhe në botën akademike. Vazhdoj paralelisht edhe masterin për kriminologji, kështu që më tepër libra të fushës sime, nuk shkëputem dot nga fusha e sigurisë”, tha Nano./albeu.com

Zjarr Tv Ad