“Glorifikimi” i Gjiknurit në PS/ A e pret i njejti fat si ai i Ballës, Bushatit, Xhafajt?! (…prapaskenat e luftës së brendshme te Rilindja)

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gëzim Saliu

Në PS po shndërrin “ylli” Damian Gjiknuri. Nuk ka post e detyrë në parti që mos të kalojë më parë për ‘ok’-in përfundimtar nga dora e tij. Që prej përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Rama i dha peshën kryesore në parti , njeriut që më parë kishte mbajtur primatin në PS sa i takon tryezave për reformën zgjedhore por edhe detyrave ministrore. Fill pas zgjedhjeve, privilgjet politike të Gjiknurit në parti kapën majat.

Të tilla privilegje më parë ishin në duart e Taulant Ballës, i cili u bë aq i fuqishëm në katër vitet e mandatit të dytë të socialistëve, sa në korridoret mediatike thuhej se gjicchka që kishte të bënte me administratën dhe anëtarët e partisë, ishte në dorën e tij.

Por sot Taulant Balla ka humbur shumë. Ai nuk ka humbur vetëm kryesimin e qarkut të Elbasanit, por mbi të gjitha ka lëshuar karrigen e sekretarit të përgjithshëm të partisë, numrit dy të partisë. Aq tragjike është kthyer situata e Taulant Ballës në parti sa duhet të dalë publikisht e të pohojë se një tjetër detyrë do jetë e arimkut kryesor të tij brenda partisë: Damian Gjiknurit. Sot e prezantoi si bashkëkryetar të Komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore që pritet të ngrihet shpejt me konsensusin e PD-së.

Aspiratat post-zgjedhore të Taulant Ballës ishin të mëdha. Madje në takimet e ngushta në Elbasan përgjatë fushatës kishte përhapur fjalë se do ishte ai ministri i ardhshëm i Brendshëm në vend. Por asgjë nuk shkoi siç Balla e kishte palinfikuar.

Votat e marra në vetë personale ishin në të njejtën kohë tregues i fuqisë së tij, por edhe ‘pika e dobët’ që e transformuan në sytë e Ramës si një njeri që nuk duhej lejuar të ngritur më lart. E sic ka treguar përgjatë gjithë këtyre viteve, kur je në prag të kapjes së majës në parti apo qeveri, pikërisht në atë moment, Rama të godet me ‘shkopin’ e kryetarit duke të rrëzuar pa mëshirë nga shkallët që i ke ngjitur me mënyra e metoda të ndryshme; servilosje, punë terreni, brryla ndaj kundërshtarëve, lojë e dyfishtë.

Të gjitha janë të lejuara në luftën politike, por kur prek majën e Olimpit në PS apo qeveri, mendon Rama që të zbresë me këmbë në tokë.

Kështu ndodhi edhe me Ballën, i cili pas ditës së votimit në 25 prill ishte njeriu më i komentuar në media, për numrin e votave të marra. Madje aq shumë u komentua Balla sa për pak u harrua fakti se Rama rrëmbeu mandatin e tretë, një ngjarje e paprecedentë në politikën shqiptare të këtyre 30 viteve.

E tillë vëmendje nuk mund të mos ndikonte te Rama, i cili kërkon që në çdo moment prozhektoriët të jenë mbi të. Dhe është ndoshta ironike por batutën më të goditur për këtë debat e ka dhënë pikërisht Damian Gjiknuri, i cili 1 muaj pas 25 prillit pasi debatoi me një panel gazetarësh për zgjedhjet dhe raportin e ODIHR në RTSH, mes tyre edhe shkruesin e këtyre radhëve, në përfundim të emisionit u pyet pa mikrofon për numrin e ulët të votave të marra. Përgjigjja e Gjiknurit ishte epike: “Po pse më dini budalla ju mua që të marrë më shumë vota se Rama…”.

Balla luajti aq fort për të ngritur figurën e tij në parti, sa urdhrat për votuesit socialistë të qarkut ishin për votë nominale për emrin e tij. E tillë strategji nuk i nevojitej as PS-së e aq më pak Ramës, i cili po luante fatin e tij personal në 25 prill. Balla ra pre e eogizmit personal, ndoshta edhe si pasojë e dëshirës për të plotësuar një herë në jetë ëndrrën e të qenit ministër.

Gjiknuri nga ana e tij kuptoi tinëzisht se shanset tani po trokisnin për të. Ai kërkoi dhe arriti të marrë më shumë pushtet në parti, duke lënë pas Taulant Ballën i cili tanimë mban vetëm simbolikisht detyrën e kreut të grupit parlamentar socialist. Ta mendosh që kohë më parë Gjiknuri rrezikoi edhe ‘hekurat’ për shkak të tenderit të Unazës së Re, ndërsa sot shijon pushtetin e numrit dy të partisë në pushtet.

E megjithatë Gjiknuri bën mirë të mos rehatohet shumë në pozitat aktuale. Një hap më shumë se sa duhet dhe te dera e pret fati i Ballës apo më parë ai i Ditmir Bushatit, Fatmir Xhafës, Sajmir Tahirit….Lista e ‘kurbanëve’ rilindas ështe e gjatë!

Zjarr Tv Ad