Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës Botërore që e rendit Shqipërinë të tretën në botë për tarifat e korrupsionit që paguajnë bizneset.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili ironizon Kryeministrin Rama duke u shprehur se “Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye do jemi të parët në botë për korrupsion”.“Kështu vazhdo, Edi Rama“, përfundon postimin Vasili.

Ja postimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili
Me suksesin e “reformave” të Edi Ramës, nga te tretët do të jemi të parët në botë për korrupsionin.
Banka Boterore konfirmon se Shqipëria është e treta në botë për korrupsionin pas Sierra Leones dhe Laosit.
Kam degjuar disa të huaj që thonë që Shqipëria të vazhdojë rrugën e reformave.
Me këto “reformat” e kapjes se shtetit nga Edi Rama jemi të tretët në botë për korrupsion.
Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye do jemi të parët në botë për korrupsion.
Go Edi Rama go!