Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore.
Ai është i identifikuar si Veprim Matraku dhe është bshoqëruar nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në rrugën e “Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore”, njofton policia.