Goditet grupi që trafikonte drogë në Greqi, 12 të arrestuar në Sarandë

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal i cili trafikonte drogë në Greqi. Në pranga janë vënë 12 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim. Gjatë operacionit të koduar “Pirmida” të arrestuarve i janë sekuestruar edhe 9 automjete, 5 prej të cilave makina luksi. Grupi ishte i mirëorganizuar dhe drejtohej nga 21 vjeçari Ajaz Lile, i cili mbante pseudonimin “babi”. Të arrestuarit e tjerë janë transportues, financues, magazinues dhe ata që kontrollonin rrugën nga do kalonte lënda narkotike.

Policia sqaron se “sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambjente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.  Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit Grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura“, sqaron policia.

Të arrestuarit janë

• Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).

• Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”,  si organizator i grupit).

• Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).

• Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bëntë magazinimin e lëndës narkotike).

• Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).

• Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).

• Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).

• Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).

• Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).

• Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).

• Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).

• Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).

Zjarr Tv Ad