Goditi me grusht Sali Berishën, Gert Shehu lihet në burg, flet avokati: Kërkuam shtrim në spital për shkak të gjendjes së tij mendore

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin, Gert Shehu, i cili më 6 Dhjetor sulmoi me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, avokati i Shehut, Ervis Lila, ka kërkuar masën “arrest shtëpie” ose shtrim të detyrueshëm në spital për shkak të gjendjes fizike dhe mendore të tij.

Mirëpo, kjo kërkesë u refuzua nga Gjykata të cilët morën vendimin për lënien në burg të 31-vjeçarit, i cili aktualisht vijon të jetë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra nga truprojat e Berishës dhe simpatizantët.

Gert Shehu  akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.  Gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Spitalit të Traumës, Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës.

Përveç ekspertizës së gjendjes mendore, prokuroria ka dorëzuar në laboratorin e policisë shkencore mostra për të parë nëse 31-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike ditën që ndodhi edhe ngjarja.

Zjarr Tv Ad