Gonxhja paralajmëron shoferët: Mos qarkulloni pa shlyer taksat, gjobat dhe kolaudimin

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të mos qarkullojnë pa siguracion, kolaudim dhe pa shlyer taksat e makinave.

Përmes një postimi në Facebook, Gonxhe ka njoftuar se vetëm brend një dite, nga 3,362 targa të skanuara në Tiranë, Makina Inteligjente e DPSHTRR ka zbuluar 392 mjete debitore, të cilat qarkullojnë me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera.

Ai ka theksuar se parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore, sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike si mosmbulimi i dëmeve nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore qëndrore etj.

Njoftimi i Bledi Gonxhes

MOS QARKULLO PA KOLAUDIM, PA SIGURACION, PA SHLYER TAKSAT

Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTRR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera

Sisteme SMART për automatizim të monitorimit rrugor në lëvizje!

eMonitorim 2, me teknologjinë më të re amerikane!

Parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, mjete të pakontrolluara teknikisht, evazion fiskal, pabarazi, minim të sigurisë rrugore, mosmbulim dëmesh nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh!

Qëllimi kryesor i projektit është evidentimi i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë në kundërshtim me rregullat, mjetet që duhet të ishin çregjistruar dhe nuk kanë kthyer targat (amnistitë e mëparshme fiskale), që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve (pa licensa/jashtë afateve apo linjave të caktuara), analizimi në funksion të masave dhe raportimi i menjëhershëm në organet e kontrollit rrugor (Polici Rrugore, Polici Bashkiake dhe Task Forca e Transportit Rrugor) paralel me informimin e qytetarit/subjektit posedues të mjetit rrugor përmes platformave online! Synim urgjent është ndërgjegjësimi publik mbi përgjegjësitë e detyrimet periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor dhe rritja e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve!

Investimi përfshin pajisje të konceptuara për të lexuar targat e mjeteve në qëndrim ose në lëvizje me të dhëna si data, ora dhe koordinata të vendndodhjes, integruar me pajisje mobile, të cilat përmes programeve të instaluara do të bëjnë të mundur zbulimin në kohë reale të pamjes dhe të dhënave mbi mjetin, në standarde të certifikuara sigurie!

Zjarr Tv Ad