Gordani: Situata alarmante, kriza energjetike mund të përkeqësohet

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i çështjeve energjetike, Lorenc Gordani, deklaroi në ‘Syri Tv’ se situata me energjinë elektrike është në prag kolapsi.

“Është një situatë shumë e rëndë nëse u referohemi dhe institucioneve ndërkombëtare si BE, kemi çdo ditë dhënien e alarmit në këtë drejtim dhe po shkojmë dita ditës drejtë skenarit më të keq të mundshëm ndihmuar shumë edhe nga konflikti që po thellohet mes Europës dhe Rusisë.

Çmimet po rriten në të gjitha sektorët, kemi rritje galoponte më disa sektor kjo e barasvlefshme me 10 herë çmimin fillestar. Rezervat në kaskadë janë të përllogaritur dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm do të gjendemi përball një krize të madhe në fundin e muajit shtator.

Çmimet në bursë do të rriten dhe reshjet nuk janë në pritshmërinë e tyre që të rrisin kuotën dhe skenari është shumë i frikshëm deri në fundin muajit. Situata nuk mund të vazhdoj sic është duhet një ndërhyrje e fortë nga shteti dhe sipas një studimi të bërë që nga vitit 2013 e rregullon dhe këtë problem sepse është menduar që çmimi të jetë diku te 18-19 lekë për kilowat.” u shpreh eksperti.

Burimi:Syri.net

Zjarr Tv Ad