Një 23-vjeçar është arrestuar për 3 vjedhje të kryera në Tiranë, të cilat deri më tani nuk ishin zbardhur ende.
Dyshohet se autori i tyre është shtetasi me inicialet D.L., 23 vjeç.
Mësohet se 23 vjeçari u ka marrë me dhunë tre grave çantat e krahut dhe aparatet celulare në periudha të ndryshme kohore.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Njoftimi i Policisë
Tiranë-Zbardhen 3 vjedhje me dhunë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Çanta“ nga shërbimet e Komisariati të Policisë Nr.6.
Ndalohet një 23-vjeçar si autor i dyshuar i tre “Vjedhjeve me dhunë”.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Çanta” bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- L., 23 vjeç.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin celular.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm.