Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Banesa e atasheut diplomatik pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, Humoud Saleh Alhusaini, ka rënë pre e vjedhjes. Mësohet se kallëzimi për ngjarjen është bërë ditën e djeshme në komisariatin nr 1, në kryeqytet.
Banesa e atasheut ndodhet në kompleksin e vilave, në zonën e Petrelës, ndërsa mësohet se prej aty janë marrë disa bizhuteri floriri. Lidhur me këtë ngjarje, policia i ka referuar materialet prokurorisë, me akuzën e vjedhjes.