Grabitja e miliona eurove në Rinas dhe eleminimi i Admir Murataj/ Çështja ka kaluar për gjykim/ Ja se kush janë të pandehurit dhe kush ka mbetur në arrati…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme kundër K-rimit dhe K*orrupsionit, ka kaluar për gjykim çështjen e grabitjes së miliona eurove në Rinas, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Prill të 2019-tës.

Të pandehur për këtë grabitje, janë marrë vëllezërit Eldi dhe Klement Çela, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, të gjithë nën masën e a*rrestit me b*urg.

Ndërkohë, që Gjykata ka vendosur pushimin e akuzës për Ragip Hajdinin, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë, pas një sëmundje të r*ëndë.

I vetmi që është ende në kërkim për këtë cështje, është Talo Çela, për të cilin janë kryer disa operacione kërkimi, pa mundur që të finalizohen me sukses.

Çela, është një personazh i njohur për blutë e Elbasanit, pasi dyshohet dhe për ngjarje të tjera k-riminale që kanë ndodhur në këtë qytet, ndërsa së fundi, i eleminuan të vëllanë në shenjë hakmarrje, në zonën e Bradasheshit.

Më 9 prill të 2019-tës, një grup personash, arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda, nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit, nëpërmjet Rinasit.

Pas një p*ërplasje me Policinë, humbi jetën Admir Murataj, person afër Klement Çelës, pasi së bashku, g*rabitën b*lindat po 2 vite më parë, afër Rinasit.

Zjarr Tv Ad