Grabitje në Vlorë/ Vidhet gjatë natës dyqani i telefonave

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një dyqan me pajisje telefonike ka rënë pre e grabitjes gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë.

Bëhet fjalë për një dyqan që shet celularë që ndodhet pranë shkollës profesionale Industriale. Hajdutët kanë vjedhur disa aparat celular dhe pajisje të tjera teknologjike. Sipas policisë autorët të paidentifikuar kanë goditur derën kryesore, kanë marrë pajisjet e janë larguar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Zjarr Tv Ad