Gramoz Ruçi uron besimtarët: Solidaritet për familjet pa pemë Krishtlindjesh

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë besimtarë shqiptarë me rastin e festës së Krishtlindjes. Në mesazhin e urimit, Gramoz Ruçi nuk ka harruar familjet e prekura nga tërmeti që kanë humbur shtëpitë, ndërsa shpreh solidaritet të plotë me ta duke uruar paqe, shëndet dhe mirëkuptim mes të dashurve të tyre.

“Me rastin e festës së bukur të Krishtlindjeve, në këtë Natë dhe Ditë të shenjtë uroj të gjithë besimtarët e krishterë: Krishtlindje të gëzuara! Të gjithë shqiptarët  le t’i bashkohemi gëzimit të kësaj feste dhe ta konsiderojmë këtë ditë të bekuar edhe festën tonë.Krishtlindjet janë përjetimi dhe ritregimi i një feste plot dashuri e shpresë, dhimbje e humanizëm për të gjithë dhe nga të gjithë. Në këtë Natë dhe Ditë të shenjtë të gjithë të tregojnë solidaritet për familjet që nuk munden të gëzojnë rreth pemës se Krishtlindjeve  në shtëpitë që i humbën nga tërmeti. Në këtë Natë dhe Ditë të shenjtë të reflektojmë dhe të nxjerrim mësime që dashuria e besimtarëve të përshkojë gjithë jetët tona.”-thuhet në mesazhin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Zjarr Tv Ad