Shtohet edhe një ditë pushimi për punonjësit e shtetit

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria ka vendosur ti japë edhe një tjetër ditë pushimi administratës shtetërore. Duke qenë se data 1 janar 2020 i bie e mërkurë dhe 2 janari është ditë pushimi, qeveria ka vendosur që punonjësit të pushojnë edhe në datën 3 janar, duke e plotësuar të gjithë javën me pushime.

Ja vendimi që u mor sot nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama:

Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.

Zjarr Tv Ad