Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shtatë rekrutët shqiptarë në Greqi, të cilët u fotografuan duke bërë me duar shqiponjën, janë dënuar me 60 ditë burg.
Vendimi është dhënë, pas hetimeve të Shtabit të Përgjithshëm ndërsa është firmosur dhe nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Sipas gazetës “Protothema”, hetimi është ende në vazhdim. Kjo foto e bërë në repartin e këmbësorisë së ushtrisë greke, në Mesologji, ngjalli një furtunë me reagime.
Madje ministri grek i Mbrojtjes, i njohur si nacionalist, akuzoi se në këtë foto ka gisht edhe kryeministri Edi Rama, nisur nga debati i vitit që shkoi për çështjen çame, e që Panos Kamenos e lidh me “Shqipërinë e Madhe”.
Rekrutët do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt e ardhshëm.