Greqia merr masat për rritjen e çmimeve, pritet të miratojë paketën sociale prej 2 miliardë eurosh dhe të ulë TVSH-në e karburanteve

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti grek pritet që këtë javë të miratojë paketën sociale me 2 miliard euro.

Greqia do të miratojë një paketë me 2 miliard euro, pasi kriza dhe rritja e çmimeve po prek gjithë vendet. Me këtë paketë Greqia synon të ndihmojë qytetarët për të cilët çmimet mund të jenë të papërballueshme.

Prioritet kanë qytetarët me të ardhura të ulëta vjetore, ndërsa do të vijohet me subvencionim masiv në llogaritë e energjisë elektrike dhe gazit natyror për ngrohje. Subvencionimi i llogarive, sipas zëdhënësit të qeverisë përshin familje, biznese dhe bujqërit-blegtorët.

Lidhur me karburantet pritet që të ulet taksa e TVSH dhe taksat e tjera. Po ashtu do të miratohet shtyrja e subvencionimit për të njëjtat kategori në llogaritë e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje edhe në muajt Mars-Prill.

Në javën e Madhe të Pashkëve pritet të shpërndahet çeku për një numër të madh familjesh dhe individësh nga 300 euro deri në 400 euro. Lista e përfituesve pritet të zgjerohet më shumë, me rritjen e ndjeshme të çmimeve të javës së fundit, kështu që qeveria po shqyrton ndryshimin e kritereve të përfituesve. Paketa e masave pritet të miratohet dhe zbatohet nga ky muaj deri në Pashkët Ortodokse, që janë në 24 prill.

Zjarr Tv Ad