Grida Duma flet hapur: Po e thyej etikën, kam votuar për Lulzim Bashën…

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ka thënë hapur mbrëmjen e djeshme, se ka votuar Lulzim Bashën në Zgjedhjet për kryetarin e PD-së.

Ajo tha se Basha mbante mbi supe rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, ndërsa shtoi se në Shqiëpri gjatë këtyre zgjedhjeve, u thye edhe një tabu, që rotacioni nuk vjen automatikisht pas 8 viteve.

Çim Peka: Pra, e keni votuar Lulzim Bashën?

Grida Duma: Po e thyej etikën që po e them. E shikoj domosdoshmëri të plotë faktin që Partia Demokratike kërkon një lidership të gjerë dhe mbajtës i madh i diversiteteve brenda PD-së. Nuk pashë asnjë pabarazi. Ata shkuan në garë me një kryetar partie që mbante peshën e rezultatit të 2021-shit. Ka rënë një tabu, pasi qytetarët mendonin se rotacioni vjen vetë pas 8 viteve. Kjo tabu nuk është avantazh për Lulzim Bashën.

Zjarr Tv Ad