Grida Duma kujton momentin kur u bë nënë: Emocioni ka qenë një frikë e tmerrshme

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Grida Duma ka folur për jetën e saj si një grua dhe si një nënë.

E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Grida Duma foli gjatë për të birin, teksa në ekran u shfaqën foto të saj me djalin, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, kujtoi emocionet kur u bë nënë për herë të parë.

“Kam qenë 28-29 vjeçe kur jam bërë nënë. Është ai lloj emocioni që mua më kaloi në hapin tjetër në jetë. Emocioni ka qenë një frikë e tmerrshme… nuk kam qenë një fëmijë që i donte fëmijët, dhe kur Darini erdhi, një gjë m’u thye plotësisht. Nuk kisha luksin të mendoja që mund të mendoj vetëm për vete. Më kishte ikur vetja.

Dhe ishte e tmerrshme! Çdo gjë që mund të ndërmerrja deri në atë moment, si shkon nuk ka problem, kuptova që kur vjen fëmija yt në jetë, ti nuk ke shanse të bësh gjëra pa fund. Ke vetëm shansin të bësh gjëra thelbësisht për atë si fillim dhe pastaj për veten tënde. Kjo është nëse do të jesh i përgjegjshëm. Fëmija është pika e parë e dobët” ka treguar ajo.

Zjarr Tv Ad