Madeline Dye është një grua106 vjeçare e cila nuk ka patur kurrë një takim dashurie dhe ka jetuar në mënyrë të pavarur deri në moshën 103 vjeç. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, Dye lindi më 28 prill të vitit 1912 në Heeley, Angli, punoi gjatë gjithë jetës si libërlidhëse dhe për herë të parë në pub, vajti në moshën 90 vjeçare, për ditëlindjen e saj. Ajo garanton se të mos kesh të dashur është sekreti i jetëgjatësisë së saj. Për gazetën, ajo shpjegoi se sekreti për të jetuar kaq gjatë është të evitosh stresin që sjell martesa dhe lidhjet e dashurisë. Sipas mbesës së saj , Diana Heaton, e cila është 80 vjeç, një shembull i mirë i formës fizike të shkëlqyer të tezes,është rasti kur Madeline ishte 103 vjeç. Ajo i kërkoi mbesës së saj të ndërronte perdet e një dhome. Diana iu përgjigj se do e bënte një gjë të tillë ditën e nesërme. Kur u kthye të nesërmen, tezja e saj i kishte sistemuar tashmë dhe përfundoi duke ngrënë një vakt të ekuilibruar nga Madeline. Diana thotë gjithashtu, se sa herë e pyesin tezen për marrëdhëniet e saj, ajo përgjigjet: “Nuk kam patur kurrë një të tillë, ja përse jam kaq vjeç tani”. Madeline ecën pa nevojën e një shkopi mbajtës dhe është shumë e pavarur.