Një standard të dyfishtë po përdor edhe qeveria e Orban për mikun e vjetër të kryeministrit hungarez, I cili është dënuar me 2 vite burg në Maqedoni, pasi shteti hungarez I kërcënon refugjatët me burg nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por mesa duket ky ligj nuk vlen për Nikolla Gruevskin I cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Intenerari i arratisjes e Nikolla Gruevskit nga Maqedonia drejt Hungarisë eshte shoqeruar me reagime të shumta dhe teori konsiprative. Mediat serbe dhe ato malazeze duke iu referuar burimeve të tyre shkruajnë se Gruevski ka ndjekur itinerarin Maqedoni-Shqipëri-Mali i Zi-Serbi për të mbërritur më pas në Hungari, ku dhe kërkoi azil politik. Ai u largua nga Maqedonia më 8 nëntor, data e fundit kjo që është takuar edhe me avokatin. Ndërsa më 11 nëntor, Gruevski dyshohet se ka hyrë në Shqipëri ilegalisht duke kaluar ne afersi te doganes se bllates dhe brenda ditës ka kaluar në Mal të Zi, përmes Hanit të Hotit. Po atë ditë, ish kryeministri dyshohet se ka hyrë në Serbi përmes pikës kufitare të Dobrakovos, me një automjet në pronësi të një shtetasi hungarez. Më 13 nëntor, Nikolla Gruevski përmes një postimi në Facebook tha se n dodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik në Hungari. Mediat malazese gjithashtu kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit te cilat besohet se jane fiksuar ne momentin kur ai po largohej drejt serbise.
Gruevski mund të jetë larguar nga Hungaria
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...