Banorët të cilët edhe ditën e sotme janë në protestë, ata kërkojnë që qeveria të tërhiqet në vendimin për prishjen e banesave pa dëmshpërblyer më parë bizneset dhe shtëpitë në vlerën e tregut.
Të tensionuar ato kanë kanë penguar grupet e punes në ushtrimin e detyrës, duke I detyruar ato që të largohem.
Nisur nga kjo situatë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpërdarë një deklarë mediave lidhur me zhvillimet e ditës së sotme në zonën e Unazës së Re, ku banorët larguan grupet e vlerësimit.
“Gjate punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banoreve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë tëpranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH. Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre.” -Citohet në njoftim“Inxhinierët e ARRSH po vazhdojnë procesin e verifikimit në terren të shoqëruar edhe nga punonjësit e Policisë së Shtetit.”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH.