Grupi Alibeaj I Bashkohet Protestës së Berishës

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi i deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeaj në PD, do të marrin pjesë në protestën e 11 shkurtit që ka thirrur Sali Berisha. I ftuar mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin “Opinion”, Bardhi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Ndërkohë, i pyetur nëse ky qëndrim ishte dhe i kolegëve të tjerë, Bardhi tha se ishte konsultuar me të gjithë deputetët dhe ata do të marrin pjesë në tubim, gjithashtu.

“Asnjë arsye për të qenë të ndarë për përballjen me të vetmin kundërshtar, Edi Ramën. Edhe unë edhe kolegët e mi disa herë kemi apeluar që fokusi të jetë i përbashkët, pavarësisht ndarjeve në PD”, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.

Zjarr Tv Ad