Grupi i Alibeajt bashkoi votat me PS për hapjen e dosjeve, Kadilli përplaset me Palokën: Turp për ata që nuk votuan. Deputeti i PD: Ti Bardh mos na trego…

0
336
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ‘debat’ mes Fatbardh Kadillit dhe mes Edi Palokës është zhvilluar në rrjete sociale. Së fundmi Kadilli ka bërë një status në Facebook, i cili ka kritikuar deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit. Por nuk ka munguar edhe një koment i Palokës, i cili thotë se në Kuvend janë depozituar projektligj që përmban jo vetëm hapjen e dosjeve por edhe ilustracioni.

Statusi i Fatbardh Kadillit në Facebook:

Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.

Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik.

Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur.

Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajësim!

Ku ishin?

Me kë janë?

Komenti i Edi Palokës:

Nuk e dike ti Bardh qe ne kemi depozituar një projektligj te plote e jo amendamente te rretushuara nga Tao Balla…?! Kemi depozituar projekt ligj qe përmban jo vetëm hapjen e dosjeve po dhe lustrazionin. Ligj që dënon jo vetëm bashkëpunëtorët e Sigurimit , (te cilet sic duhet ta dish edhe ti shume mire, per fat te keq jane rekrutuar shumica pikerisht nga familjet e persekutuara.) por dënon sidomos kriminelet e vërtetë , krerët e nomeklatures , ata të Sigurimit dhe hetues e prokurore të komunizmit. Amendamentet e votuara dje, nuk kane asgjë nga këto sepse siç e tha Rama kanë patur vetëm nje objektiv, të përdoren ndaj kundërshtarëve…Ti duhet ti dish këto e jo të na tregosh se kush duhet të ktë turp apo jo Bardh se je dhe nga familje e persekutuar…

Kujtojmë se Kuvendi miratoi dje (20.10.2022) projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 95 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Deputetët e grupit të Alibeaj bashkuan votat me maxhorancën, duke votuar pro ligjit për hapjen e Dosjeve.

Zjarr Tv Ad