Grupi i falsifikatorëve/ Gjykata lë në burg 22 persona

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda në kuadër të mega operacionit “Rruga e Gabuar”  ka dhënë masën e sigurisë për 32 të arrestuarit të cilët pajisnin me pasaporta të falsifikuara persona të ndryshëm me destinacion SHBA, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe vendet e BE-së.

Seanca nisi në orën 09:00 të mëngjesit të së martës dhe përfundoi rreth orës 20:30. Mësohet se për 22 të ndaluarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

7 persona janë lënë me arrest shtëpie, ndërsa pesë të tjerët me detyrim paraqitje.

Sipas informacioneve si vend tranzit për klandestinët, kjo organizatë përdorte vendet afrikane apo Qipron. Një rast i veçantë është i një personi i cili interesohej të largohej në SHBA duke kryer dhe operacione plastike me qëllim që të kishte ngjashmëri me një bullgar, ku të dhënat do i përdote në pasaportë.

Për shërbimet e ikjes nga vendi qytetarët e interesuar kanë paguar shuma të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë.

Masat e dhëna nga Krimet e Rënda

Arrest me burg

Petrit Beqiraj

Ermal Mema

Vesel Gjolleshin

Dashnor Tafani

Arben Danglli

Leonard Markaj

Dashamir Seferi

Glej Shehu

Ilia Margo

Çajup Tafa

Arjon Shehu

Afrim Emini

Mentor Meci

Gjergji Mezuraj

Françesk Meta

Aleksia Kamaj

Mehmet Cani

Erlis Shehu

Edmond Omeri

Kostaq Gjoka

Arrest me burg me afat 1 mujor për policin Elmas Bilbili

Arrest shtëpie

Arjan Shehu

Jonaq Gramozi

Vangjel Gramozi

Simon Këri

Enver Muka

Idi Mita

Shuaip Shero

Detyrim paraqitje

Bedri Meta

Avni Vezajn

Astrit Zigurin

Besnik Hoxhën

Marlen Shoshaj

Pjesë e rrjetit që trafikonte emigrant ilegalisht drejt BE-s, Anglisë dhe Amerikës rezulton se është edhe kreu i shoqatës vllahe, Simon Këri i cili u la në masën arrest me burg.

Një tejtër shtetas i dyshuar si organizator i grupit kriminal të trafikimit dhe ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri është dhe Dritan Gramozi i cili rezulton se ka mundur t’i shpëtojë arrestimit pavarësisht se ka qenë nën vëzhgimin e policisë. Sipas prokurorisë, Dritan Gramozi në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar kanë pajisur me pasaportë të falsifikuar shtetasin Hajri Seferi, në kohën që ky ishte nën përgjim në bazë të hetimit për llogari të dosjes “339”.

 

Zjarr Tv Ad