Grupi i opozitës, Flamur Noka: Kryefjalë e diskutimit sot ishte përshkallëzimi dhe diversifikimi i aksionit tonë! Parlamenti i vërtetë, ai i ‘Rrugës së Shpresës’

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

Noka është shprehur se çështja e bashkimit të opozitës është një çështje e mbyllur tanimë dhe se kryefjalë e takimit të sotëm është përshkallëzimi dhe diversifikimi i aksionit të tyre.

“Në çdo mbledhje diskutojmë agjendën jave të Kuvendit dhe aksionit tonë opozitar. Çështja e bashkimit të grupit është cështje e mbyllur.

Aksioni ka nisur në bazë. Shqiptarët kanë një parlament real, që është në rrugën e Shpresës.

Deputetët e sot kishin kryefjalë përshkallëzimin e protestës dhe diversifikimin e aksionit .

E gjithë strategjia e deputeteve të PD, ishte se si të gjejmë forma për ta diversifikuar dhe ashpërsuar aksionin politik në bazë. Asnjë zë nuk është kundër”, tha Noka ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad