Grupimi Alibeajt kërkon përjashtimin e gjyqtares, Gjykata e Apelit del me vendim për çështjen e PDsë dhe vulën

0
635
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca gjyqësore për bashkimin e dy statuteve të PD-së që ishte parashikuar të mbahej sot në gjykatën e Apelit është shtyrë për të të disatën herë dhe pritet të mbahet më 17 janar. Gjykata e Apelit mori këtë vendim pasi grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit. Trupa gjykuese do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga PD që pretendon se çështja po paragjykohet.

“Sot në datë 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti një kërkesë të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Z. Gazmend Bardhi, me të cilën u kërkua përjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja.

Si shkak i përjashtimit u referua vendimi i ndërmjetëm i gjykatës, për të paraqitur autorizimin për përfaqësim, konform normave të statutit të PD. Gjyqtarja relatore nuk vlerësoi se kishte shkaqe papajtueshmërie.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të shtyjë seancën për në datë 17.01.2023, ora 9:00. Ndërkohë do të caktohet me short gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtim.”-thuhet në njoftim.

Vendimi i Apelit

Përfundoi procedura e shortit për caktimin e gjyqtarit, që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja, pas kërkesës së Gazment Bardhit.
Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën është Edlira Petri

Kujtojmë se sot u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e PD-së.
Njoftimi:
Sot ne date 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqesore lidhur me ankimin e Partise Demokratike te Shqiperise.

Perfaqesuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti nje kerkese te nenshkruar nga Sekretari i Pergjithshem i PD, Z. Gazmend Bardhi, me te cilen u kerkua perjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja.

Si shkak i perjashtimit u referua vendimi i ndermjetem i gjykates, per te paraqitur autorizimin per perfaqesim, konform normave te statutit te PD.

Gjyqtarja relatore nuk vleresoi se kishte shkaqe papajtueshmerie.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndermjetem, vendosi te shtyje seancen per ne date 17.01.2023, ora 9:00.

Nderkohe do te caktohet me short gjyqtari qe do te shqyrtoje kerkesen per perjashtim, per te cilin do te njoftoheni menjehere.

Zjarr Tv Ad