“Guardiola është si vera” Alcantara: Pep është bërë më i mirë me kalimin e kohës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Thiago Alcantara i thur elozhe trajnerit të Man City, Pep Guardiola.  Spanjolli është bërë një teknik më i mirë gjatë kohës së tij në Manchester City, sipas një prej yjeve të skuadrës së tij të Barcelonës.

Guardiola e ka fituar titullin kampion dy herë radhazi në Premier League, duke mbledhur 198 pikë përgjatë dy sezoneve të fundit ndërsa fitoi pesë nga gjashtë trofetë në vend.

Ylli i Bayern Munich, Thiago Alcantara, i cili ka punuar së pari me Guardiola në Camp Nou dhe më pas gjatë kohës së tij në Gjermani, tani ka sqaruar se çfarë Pep bën kaq mirë.

“Unë gjithmonë e bëj krahasimin që trajneri punon si lojtarët. Kur e vendos një lojtar në një skuadër të mrekullueshme, ai bëhet më i mirë dhe i bën edhe bashkëlojtarët e tij më të mirë. Me kalimin e viteve, ai u bë më i mirë si trajner, jo vetëm për shkak të përvojës, por edhe për shkak se ai punoi me lojtarë më të mirë dhe mund të bënte gjëra më të mira me ta në fushën e lojës. Ai u bë më magjik, me më përvojë, më taktik, më gjithçka”, deklaroi Alcantara.

Thiago fillimisht u takua me Guardiolën kur ishte pjesë e akademisë së famshme të Barcelonës, La Masia, dhe ai që në atë moment i la një përshtypje pozitive futbollisti.

“Ai ishte në stërvitjet e ekipit U-16. Unë isha aty me bashkëlojtarët e mi dhe ai po na mësonte neve se si të luajmë një ndeshje në bazë të pozicioneve tona. Ne ishim në stërvitje dhe ai e pa se dy apo tre prej nesh ishim më ndryshe. Ai erdhi me ne dhe na tha: “Ajo që e bëtë me topin ishte e mrekullueshme, por tentoni ta bëni kështu”. Ti gjithmonë i merr seriozisht këshillat e njerëzve me përvojë. Ju mund ta vërenit menjëherë se ai ishte i shqetësuar për taktikat e gjërat teknike. Ju mund ta shihnit se ai ishte shumë i mirë dhe ishte Pep Guardiola, një ish-futbollist. Ti vetëm e respekton atë dhe duhet të mësosh nga ai. Gjëja më e madhe që ai ma ka mësuar mua është pasioni dhe përkushtimi për këtë sport. Por, në atë kohë, ju nuk mund ta dinit se ai do të ishte i mrekullueshëm në të ardhmen”, u shpreh ylli i Bayernit.

 

Zjarr Tv Ad