Gazetari Hysni Gurra postoi një reagim, pasi kryeministri Edi Rama përdori historinë e djalit të sëmurë për të mbuluar reagimet e shumta në opinion në lidhje me skandalet e jashtëzakonshme që kanë përfshirë qeverinë.
“Nuk ka njeri më të ndyrë se ky.
Në të gjithë historinë e tij politike ka përdorur gjithmonë histori familjare pas çdo skandali ku është vetë i zhytur kokë e këmbë në korrupsion.
E bën këtë për të thithur mëshirën e budallenjve. Njëherë përdorte të atin, pastaj nënën, me kohën fëmijët. Ka sjellje tipike të një udhëheqësi lindor, shpirtlig, që paudhësitë e tija kërkon t’i mbulojë me “drama” familjare.
Është i pamëshirshëm në përdorimin e njerëzve të tij, e budallenjtë çuditen si i përdor bashkëpunëtorët dhe i hedh tutje pastaj.
Ky është i vetmi drejtues shteti që përdor këto metoda. Anadollak tipik kur shkon në takime në Europë. Përdor terma banale lindore që europianët nuk i kuptojë e nuk i kanë terma politike, dasma, martesa, ne duam të martohemi me ju, ne jemi martuar me këtë e me atë më parë, sofra, miku, kanuni e idiotësi të fund shekullit 18-të. Krejt banal.
Edhe kur ishte në opozitë, shpirtlig e shkuar ka qenë. Furnizoi kancelaritë e europiane me lajme “vodhën orën e presidentit Bush, Berisha çau barkun Griseldës…” vetëm prej xhelozisë, shpirtvogëlsisë së tij e nxinte Shqipërinë si vend mesjetar në kancelaritë europiane dhe mediat e tyre.
Brenda vendit përdor këto të tjerat, jo familja, jo më shanë kështu, më shanë ashtu, bën sikur qan, shtirje të tillë vetëm ky mund ta bëjë. Ky që hipokrizinë e ka ngrit në majat më të larta të komunikimit publik, e ka veshur e zbukuruar si i ka dashtë qejfi.
Ky njeri një ditë do të ikë nga pushteti, se kanë ik dhe burra më të rëndësishëm se ky, por dyshoj se ky popull do ta kuptojë ndonjëherë përmasën e ligësisë që ka pasur përbrenda dhe hipokrizinë e tij,” shkruan ai.