Gurra “zbërthen” Ramën/ “E paraqiti Yuri Kim-in si një sharabajkë që e ka përdorur”

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësimin e tij me superlativa ndaj Yuri Kim, e cila finalizoi mandatin e saj si ambasadore e SHBA-së në vendin tonë.

Gazetari Hysni Gurra ka komentuar shkrimin e Ramës duke u shprehur se ky i fundit gëzon aftësinë e manipulimit të njerëzve, duke i blerë me para apo duke i emëruar në poste që sjellin para.

Gurra i interpreton deklaratat e kreut të qeverisë si një mënyrë për t’u treguar shqiptarëve se Yuri Kim ka qenë nën shërbimin e tij gjatë kohës që ishte si e deleguar e SHBA-së në vendin tonë.

“E kam thënë dhe të tjera herë vetinë e Ramës, të cilën unë ia ‘vlerësoj’.

Rama ka një veti, çdo njeri që ai e blen me para, apo e shpërblen a i hap rrugën me një post që sjell para, ai është i pamëshirshëm në poshtërimin e këtij lloj njeriu.

E bën këtë me çdo ministër a vartës vazhdimisht. Nuk e kishte bërë me një diplomat të huaj asnjëherë.

E kishte bërë këtë sot me Yuri Kim.

Pasi ia voli mirë shërbimet, e përdori më keq se ç’përdor Borën e Elisën, e ka degjeneruar në mënyrë spektakolare në një letër publike. Me shumë stil, ai di të shkruajë mirë dhe kjo gjë e ka ndihmuar gjithmonë të mbulojë ligësinë e çdo prapësi me bojën e pendës, gjoja po e vlerëson Yuri Kimin, ua ka paraqitur atë shqiptarëve një sharabajkë që ky e ka përdor e tërhequr si i ka dash qefi.

Në fund i ka varë edhe një hekur gjashtëcepësh në qafë, që ky atë copë hekur mund t’ia varë në qafë kujt të dojë, se s’ka pikë vlere, edhe një gomari mund t’ia varë në qafë nuk e ka problem fare.”, shkruan gazetari.

Zjarr Tv Ad