Guvernatori Sejko: Rritja e çmimeve është kalimtare, do normalizohet në tremujorin e dytë të 2022! Qeveria të marrë masa për shtresat në nevojë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rritja e çmimeve të disa produkteve në vend do të vijojë për disa muaj, deri në tremujorin e dytë të vitit 2022. Kështu u shpreh sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Sipas tij, kjo rritje është e ndikuar nga rritja e çmimit të energjisë, naftës, transportit etj.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Sejko u shpreh se kjo “goditje” është kalimtare.

Pjesë nga daklarata e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko:

Niveli i inflacionit kalkulohet dhe matet nga INSTAT, si shifër zyrtare marrim këtë shifër dhe gjithë parashikimet dhe analizat tona bëhen bazuar në këtë shifër. Niveli i inflacionit mesatar deri tani ka qenë 2.5%, kjo është shifra e fundit. Kemi një pritshmëri për rritje më të shpejtë të inflacionit seç kemi pasur nga rritja e çmimit të energjisë, naftës, transportit dhe kjo e transmetuar pastaj në gjithë produktet e tjera. Kjo pritshmëri ka rritur sinjalet për të rishikuar përshpejtimin e normalizimit të politikës monetare. Por ne gjykojmë që ekonomia shqiptare ka akoma nevojë për stimul monetar dhe nuk do të jemi të nxituar për të ndryshuar kahun e politikës monetare shpejt pavarësisht nga pritshmëritë për rritjen e inflacionit më shpejt se ishte parashikuar. Në 2022 dhe pa këtë goditje krize ne kishim parashikuar një normalizim të politikës monetare, fillimin gradualisht të rritjes së normave të interesit.

Vlerësimi i të gjithë bankave qëndrore thonë se kjo goditje do jetë kalimtare dhe normalizohet gradualisht në tremujorin e dytë 2022. Bazuar te ky supozim kemi parashikuar mosreagim të shpejtë në politikën monetare duke pasur parasysh nevojën që ka ekonomia shqiptare për stimul monetar. Sigurisht ka nevojë edhe për stimul fiskal, por duke parasysh nivelin e lartë të borxhit publik dhe konsolidimin fiskal që duhet të orientohemi gradualisht ky stimul fiskal do të vijë drejt reduktimit ndërkohë që stimuli monetar dhe pak kohë do ti ndihmojë do ti ndihmojë tregjet për të ndikuar në rritje të kreditimit me norma të ulëta interesi por edhe për të stimuluar konsumin dhe investimet.

Ju keni të drejtë, një inflacion i lartë sigurisht që do të kishte efektin më të fortë te shtresat në nevojë, do ta kishin më të vështirë absorvimin e një situate të vështirë financiare në raport me rritjen e çmimeve. Parimisht rritjet e pagave ose kompensimet në lidhje me popullatën bëhen duke kompensuar nivelin e inflacionit, nivelin e rritjes ekonomike dhe faktorë të tjerë në funksion të kapaciteteve që ka buxheti i shtetit. Praktikisht ne do të shohim, niveli i inflacionit është i parashikuar, sigurisht është qeveria shqiptare, fisku, ai që duhet të marrë masat e nevojshme lidhur me kompensimin për shtresat në nevojë. Ne si BSH kemi kahun tonë, politikën tonë monetare dhe e thashë çfarë do bëjmë.

Zjarr Tv Ad