Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar motin e papërshtatshëm që ka pushtuar vendin, gjatë ditëve të fundit.
Balla, në fjalën e tij është shprehur se; gjatë 44 viteve jetë nuk kishte parë një mot të tillë në Shqipëri, duke mos i kursyer akuzat edhe ndaj opozitës.
Pa shtuar asnjë fjalë, lidhur me punën që duhej bërë nga kompanitë mirëmbajtëse.
“Unë jam 44 vjeç. Jam rritur në mal, nuk jam rritur në qytet dhe di t’ju them që të ftohtë dhe reshje si të së shtunës, unë nuk kam parë. Në Shqipëri nuk kam parë, mund ta krahasojmë me pjesën e Veriut të Rumanisë. Është keqardhje kur bëhet politikë me këtë”,– kështu është shprehur Taulant Balla.