Lulzim Basha: 25 prilli vendos për të ardhmen europiane…

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kreu democrat, Lulzim Basha, ishte i ftuar në forumin për integrimin, organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare.

Gjatë këtij bashkëbisedimi me përfaqësues të shoqërisë civile, Basha përmendi çështjen e integrimit si dhe foli sërish për programin e Partisë Demokratike, të cilin promtoi se do ta zbatonte pas fitores së 25 prillit.

Sipas Bashës, 25 prilli nuk është vetëm një moment elektoral, por një udhëkryq ku do të vendoset e ardhmja europiane e Shqipërisë.
“25 prilli nuk është thjesht një garë elektorale, por është dhe një udhëkryq me të cilin do të vendoset nëse Shqipëria do të çojë deri në fund rrugëtimin e saj europian, do ta arrijë destinacionin e saj europian apo do të mbetet në vendnumëro siç ka mbetur këto 8 vite. Ne do të bëjmë gjithçka për të çuar përpara rrugëtimin europian të Shqipërisë. 8 vite më parë e nisëm rrugëtimin me tre kushte, ndërsa sot nga tre, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka çuar në 15 kushte. Për shkak të politikave të kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, shqiptarët po humbin fonde, fermerët po humbin financime, studentët po humbin mundësi, teknologjia e informacionit, inovacioni dhe në tërësi sipërmarrja shqiptare, po kështu po humb oportunitete të jashtëzakonshme”, – tha Basha gjatë bisedës me përfaqësuesit e shoqërisë civile pjesmarrës në këtë forum.”- është shprehur Basha në fjalën e tij. 

Gjithashtu, kryedemokrati tha se; brenda 6 muajsh do të bëjë të mundur Konferencën Ndërqeveritare dhe do të rinisë negociatat për integrimin e vendit.

Për kreun e opozitës, kjo situatë ka ardhur për shkak se qeveria nuk ka pasur interes integrimin e vendit, por interesat personale. Ndërkohë që u zotua se prioriteti numër një në procesin e integrimit, do të jetë hapja reale e negociatave.
“Këtu kemi të bëjmë me një shpërfillje totale, jo thjesht të interesit për ta futur Shqipërinë në BE për të avancuar në rrugën drejt BE, por një shpërfillje totale dhe një lënie pas dore të interesave elementare të shqiptarëve vetëm për hir të interesave personale, apo të një grushti njerëzish. Angazhimi im është që brenda 6 muajve të parë ne do të bëjmë realitet Konferencën Ndërqeveritare dhe do të nisim realisht procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për ne, për Partinë Demokratike, për mua, Shqipëria europiane fillon me qeverisjen e mirë. Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore dhe që kanë lënë gjurmë të prekshme për qytetarët shqiptarë. Liberalizimi i vizave në 2 vite e gjysmë, sepse u përmbushën 150 kushte që lidheshin me fushat kyç. Shqipëria në këto 8 vite ka ngecur në vend dhe në fakt “ka ngecur në vend”. Sot kryeson listën e vendeve që kërkojnë strehim në Europë, bashkë me Sirinë, Irakun dhe Afganistanin”, – ka deklaruar Lulzim Basha.

 

 

 

Zjarr Tv Ad