Hajdari: Respekt për Berishën, por na duhet një kandidat tjetër për kryeministër

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme Partia Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD-së. Pjesë e mbledhjes ishte edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari.

Hajdari mbajti fjalën para anëtarëve, ku u shpreh se kur na ndajnë vetëm nëntë muaj nga zgjedhjet e 2025, e rëndësishme në këtë moment është e ardhmja e PD-së.

Ndër të tjera, ish-deputetja propozojnë që Partia Demokratike të futet në zgjedhje jo me Berishën, por me një kandidat tjetër për kryeministër.

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit:

Kënaqësi që jemi të bashkuar sot. Sonte është një fitore e madhe për të gjithë demokratët .Me betejën e drejtuar nga lideri i PD-së Berisha, u bë i mundur bashkimi dhe rikthimi i flamurit të PD-së.

Falenderim për anëtarët dhe drejtuesit e PD-së që kanë bërë një luftë dinjitoze për PD-në.

Jam dakord me çdo pikë dhe presje me rezolutën.

Na ndajnë nëntë muaj nga zgjedhjet e ardhshme. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Sali Berishën si politikan. Zoti Berisha ka bërë betejë të jashtëzakonshme për PD-në dhe vendin.

Por e rëndësishme është të diskutojmë për të ardhmen e PD-së.

Duhet të shohim një parti për të ardhmen, ndoshta 15 vitet e ardhshme që nuk ka në qendër vetëm një person, por një grup njerëzish.

Z.Berisha ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

Do propozoja që Partia Demokratike të futet në zgjedhje me një kandidat tjetër për kryeministër, jo z.Berisha. Kandidati për kryeministër të futet në garë.

Zjarr Tv Ad