“Hajde bashkohemi”/ Korreshi në mbledhjen e grupit: Kush nuk do, të iki te Luli

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar nga grupi parlamentar i PD, i përbërë nga deputetët që mbështesin Gazmend Bardhin dhe ata që mbështesin Sali Berishën, shumë prej deputetëve kanë kërkuar që të dilet në terren.

News 24 ka zbardhur takimin, ku ndër të tjera deputetja, Greta Bardeli është shprehur se baza ka nevojë t’i shohë të gjithë në terren.

Bardeli: Të nderuar kolegë, duhet të dini se baza ka nevojë të na shoh të gjithëve bashkë në terren. Fatmirësisht ato kërkojnë bashkimin dhe kërkojnë të integrohemi të gjithë pavarësisht qëndrimeve që kemi mbajtur. Juve ju kërkon baza.

Saimir Koreshi, i acaruar, është përgjigjur duke thënë se të gjithë deputetët rrinë në Tiranë dhe tani kujtohen për bazën.

Ai i është drejtuar kolegëve të tij duke i thënë se po flasin se po bëjnë negociata, por bë fakt asgjë s’janë duke bërë, duke kërkuar më pas që të dilet në propozime konkrete, e më pas ata që duan të firmosin, nëse jo të shkojnë t’i bashkohen Lulit.

Korreshi: Qysh thatë? Mezi po na qasin njerëzit tani? Se jam pak konfuz për sensin e gjësë, çfarë është baza? Ju të gjithë rrini ne Tirane dhe thoni baza. Unë atje rri ne Lushnje, takime me njerëzit jam. Flisni se po bëni negociata, asgjë s’po bëni. Mos na lodhni, flisni me Berishën, na sillni propozimin, ata qe duan ta firmosin, ta firmosin, nëse jo të shkojnë tek Luli. Hajde bashkohemi, se vetëm ajo mundësi është të ngremë njerëzit. Nuk vjen baza dhe nuk na ndjek ne, nëse nuk bashkohemi ne.

Zjarr Tv Ad