Hajnaj nis punën, takon prokurorët e SPAK

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj është takuar me prokurorët e SPAK një ditë pasi ka marrë detyrën.

Ditën e djeshme ish-zv Drejtorja e Përgjithshme e Policisë mori drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku pas prezantimit në funksionin e ri mësohet se ka pasur edhe një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Ndërkohë ditën e sotme, Aida Hajnaj mësohet se ka pasur një prezantim me prokurorët që bëjnë pjesë në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion, ku kanë qenë prezent edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Zjarr Tv Ad