PD denoncon skemën e korrupsionit: Qeveria Rama, 1 miliard lekë në xhepat e Carlo Bollinos

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demkratike, akuzoi pronarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com Carlo Bolino, se në dy vitet e fundit ka përfituar 7.5 milion dollarë tendera fiktiv në bazë të skemave korruptive. Selia blu zbardhi skemën e pretenduar se si lekët e përfituara nga  kompania  Web & Communications Development, në pronësi të Igli Gjelishtit transpefrohen me aps në llogaritë e binesit të Bolinos.

Partia Demorkatike, thotë se pas skandalit prej 2.5 miliard dollarë tendera fiktiv në Agjencisë Kombëtare e shoqërisë së informacionit, fshihet Carlo Bolino, pronar i kompanisë mediatike Report Tv dhe Shqiptarja.com.

Ish-deputeti, Endri Hasa zbardhi skemën se si kompania  Web & Communications Development, ka marrë me shume se 7.5 miliard lekë tendera ne dy vitet e fundit dhe i ka shpërndarë ato në disa emra.

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë,  Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino. Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Sipas PD, Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare. Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Kjo aferë korruptive sipas ish deputetit Hasa  është një provë për strukturën e posacme antikorrupsion  për të treguar se është një institucion i pa kapur.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.

Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet.

Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit  e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.

Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë,  Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!

Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.

Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e  miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.

SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.

Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë.

Zjarr Tv Ad