7.2% e fëmijëve probleme me ankthin gjatë pandemisë

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ndërsa pandemia vazhdon duket se ata që janë më të prekur nga e gjithë kjo situatë  kaotike janë  fëmijët. Përshtatja e tyre me shkollën mbas shumë muajsh pushim do të jetë vërtet e vështirë.

 

Një studim i publikuar nga ‘Mirror’ tregon sesi rreth 7.2 % e fëmijëve vuajnë nga një çrregullim i ankthit si pasojë e covid-19..

Muajt që kaluan ishin vërtet të vështirë, disa shkolla u hapën dhe shumë të tjera do të rihapen këtë  muaj shtator, prandaj dhe fëmijët kanë filluar të ndihen të pasigurt dhe të shqetësuar.

Sipas studimit, një në tetë fëmijë dhe të rinj të moshës 5- 19 vjeç tani llogaritet të ketë një çrregullim të shëndetit mendor, me 7.2% të fëmijëve që kanë një çrregullim ankthi.

Nëse fëmija juaj mund të mos ketë pasoja të tilla ankthi, është e rëndësishme t’i jepni atyre kohën  për të rregulluar emocionet e tyre duke u rritur më  të sigurt dhe të  lirë  në  jetën e tyre.

Shenjat që tregojnë se fëmija juaj është duke vuajtur nga ankthi janë të ndryshme në varësi të grupmoshës:

Fëmijët më të vegjël mund të kenë dhimbje stomaku ose hidhërim, ndërsa fëmijët më të rritur dhe adoleshentët më shpesh përjetojnë ankth shoqëror ose frikë nga dështimi.

Ankthi është një emocion normal njerëzor por shpesh mund të jetë irracional, dhe kur fillon të bëhet dërrmues mund të ndikojë në cilësinë e jetës sonë, shëndetin fizik dhe marrëdhëniet me veten dhe njerëzit rreth nesh.

Por mos u shqetësoni, ka shumë mënyra se si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj. Si fillim duke e mbështetur fëmijën tuaj dhe duke i treguar atij se asgje nuk ka ndodhur.

Zjarr Tv Ad