Takim me të rinjtë për shëndetin mendor, Manastirliu: Brenda vitit, 50 qendra socio-shëndetësore

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi kanë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga delegatët rinorë shqiptarë në Kombet e Bashkuara, për nismën e tyre për të folur hapur për shëndetin mendor mes të rinjve në gjimnazet e gjashtë bashkive të vendit. Në fjalën e saj Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se theksi duhet vendosur tek parandalimi dhe rritja e ndërgjegjësimit për problematikat e shëndetit mendor.

“Ne kemi zgjeruar qendrat komunitare të shëndetit mendor por kemi ende shumë për të bërë për parandalimin. Dhe parandalim do të thotë ngritje e të gjithë strukturave, nga shkolla, në familje, në komunitet, për rritjen e ndërgjegjësimit për problematikat e kujdesit ndaj shëndetit në tërësi por edhe shëndetit mendor në veçanti”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se gjatë këtij viti do të krijohet për herë të parë modeli i ri i qendrave socio-shëndetësore, duke përfshirë psikologë në qendrat shëndetësore.

Ne kemi vendosur që në vitin aktual, pra 2022, të krijojmë për herë të parë modelin e ri të qendrave socio-shëndetësore. Një model i cili do të japë mundësinë që problematika të shëndetit mendor dhe vlerësimi për këto problematika të jetë që në bazën e kujdesit parësor, që është pikërisht mjekësia e familjes. Do të jenë 50 struktura të para dhe 50 punonjës socialë dhe psikologë që do t’i shtohen në këtë vit qendrave tona shëndetësore, duke krijuar për herë të parë shërbimet socio-shëndetësore brenda strukturave tona të kujdesit parësor”, tha Manastirliu.

Zjarr Tv Ad