Hakerat iranianë e publikojnë edhe databazën me qindra punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror shqiptar

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hakerat iranianë që sulmuan serverat e shtetit shqiptar kanë publikuar një databazë me punonjës të Shërbimit Informativ Shqiptar.

Në kanalet që hakerat e “Homeland Justice” operojnë në disa rrjete sociale, është hedhur një databazë që besohet se përmban emrat, numra telefonash dhe e-maile për qindra punonjës të SHISH.

Databaza përmban emrat e rreth 600 punonjësve të SHISH në 16 faqe të formatit PDF, si dhe postet që ata mbajnë si koordinatorë, drejtorë, zv.drejtorë e të tjera, në Tiranë dhe rrethe.

Më herët hakerat e lidhur me shtetin iranian që shprehen se veprimet i kanë kryer si hakmarrje ndaj vendit tonë për “strehimin e armiqve të regjimit iranian”, muxhahedinëve, kanë publikuar databaza të targave të makinave, numrat e telefonave të shqiptarëve si dhe informacione personale të zyrtarëve të lartë shqiptarë.

Zjarr Tv Ad