Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali replikoi me deputetin e PD Flamur Noka në lidhje me sulmin kibernetik që ka goditur vendin tonë.
Spiropali u shpreh se qëllimi hakerave ka qenë ndërprerja e të dhënave qeveritare dhe shtetërore por shtoi se nuk ia kanë arritur këtij objektivi.
“Me terroristët është e vështirë të diskutosh për përgjegjësi sepse janë aty me një qëllim të caktuar për të dëmtuar shtetin jo mik. Nga analiza që I është bërë që në ditën e parë të sulmit, ka nisur faza e kundërsulmit dhe mbajtjes në këmbë të shërbimeve qeveritare.
Analiza e sulmit nuk është bërë nga ne por nga ekspertët tanë dhe amerikanë. Qëllimi ka qenë ndërprerja e të dhënave qeveritare dhe shtetërore. Kësaj nuk ia kanë arritur. Ne sot kemi në këmbë shërbimet qeveritare. Ne mund të shohim mundësinë e ngritjes së fondeve për këtë çështje.
Shqipëria nuk do jetë e vetme në këtë betejë. Nuk janë dëmtuar shërbimet. Shqipëria shpenzon shumë më pak se vendet e tjera për sigurinë kibernetike edhe për shkak të traditës së munguar dhe faktit që nuk kemi pasur këtë eksperiencë. Sot situate është më ndryshe. Nuk mund të jap këtu emra kompanish sepse nuk është në kompetencën time”, u shpreh Spiropali.