“Hakmerret” Kina, 75 miliardë dollarë taksa ndaj mallrave amerikane

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lufta tregtare SHBA-Kinë është rikthyer sërish të premten. Pekini zbuloi se do vendosë “hakmerret” ndaj Amerikës.

Kina do vendosë rreth 75 miliardë dollarë taksa ndaj mallrave amerikane.

Pekini do të vendos tarifa prej 5% ose 10% për importet e SHBA duke filluar nga 1 shtatori, sipas një deklarate nga Ministria e Financave e Kinës të premten.

Ministria gjithashtu njoftoi planet për të rifilluar vendosjen e taksave për importet amerikane të automobilave dhe pjesëve të automobilave.

Tarifat do jenë 25% ose 5% dhe do të hyjnë në fuqi në 15 dhjetor.

SHBA vendosi shtyrjen e vënies në zbatim të rreth gjysmës së këtyre tarifave, që përfshijë disa kategori mallrash të prodhuara në Kinë deri në dhjetor. Tarifat ishin planifikuar të hynin në fuqi në shtator.

Lufta e vazhdueshme tregtare po ndikon në dy ekonomitë më të mëdha në botë.

Prodhimi industrial në Kinë, mjaft i rëndësishëm për ekonominë e vendit, u rrit vetëm 4.8% në korrik në krahasim me një vit më parë, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës.

Kjo është rritja më e keqe për atë sektor në 17 vjet.

Zjarr Tv Ad