Hakohen të dhënat personale të politikanëve gjermanë

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra politikanëve gjermanë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, u janë vjedhur të dhënat personale dhe u janë publikuar në internet. Kontaktet, bisedat private dhe detajet financiare u ekspozuan në Twitter, që i përkasin figurave të çdo partie politike, përveç partisë ekstremiste të djathtë AfD. Të dhënat të njerëzve të famshëm dhe gazetarëve gjithashtu u zbuluan. Është e paqartë se kush ishte pas sulmit, i cili u shfaq në Twitter në formën e një kalendari.

Lajmi  u raportua për herë të parë nga transmetuesi gjerman RBB Inforadio. Ky përshkruhet si një nga sulmet kibernetike më të këqija në vend.  Në internet u publikuan gjithashtu numrat dhe adresat e deputetëve, emailet e tyre, faturat dhe informacionet e kartës së kreditit, si dhe fotografitë e ID-ve të tyre personale. Kancelarja Angela Merkel ishte një nga politikanët e prekur nga sulmi. Të dhënat e saj të publikuara përmbanin disa emaile që i kishia ardhur asaj dhe që ajo kishte dërguar, si dhe numrin e saj të faksit dhe adresën e postës elektronike.

 

Zjarr Tv Ad