Hapet Programi i Praktikave të Punës, mundësi për të gjithë studentët që kanë mbaruar “bachelor-in”

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nëpërmjet një video mesazhi të ndarë në media sociale, ka njoftuar hapjen e aplikimeve për Thirrjen e shtatë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, studentëve nga mosha 21 vjeç deri në 26 vjeç, që kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk ke qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, të aplikojnë këtë vit për t’u bërë pjesë e Programit të Praktikave të Punës.

“Nëse je një i ri apo e re, i/e moshës 21- 26 vjeç, ke përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk ke qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, të ftojmë të aplikosh për t’u bërë pjesë e Thirrjes së 7 të Programit të Praktikave të Punës.

Këtë vit, kjo mundësi vjen si një risi e cila do të përfshijë më shumë shoqëri tregtare dhe organizata jofitimprurëse, si pjesë e ofertave për praktikën e punës. Programi i Praktikës së Punës do të fillojë më datë 12 shtator 2022 dhe do të përmbyllet më 12 dhjetor 2022.

Nxitoni të aplikoni në platformën online: https://praktika.riniafemijet.gov.al -, pasi procesi i aplikimit do të qëndrojë i hapur nga 1 korrik deri më 31 korrik 2022″, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad